Zyrtari ukrainas: Incidenti në Detin e Zi tregon se Putin kërkon të zgjerojë zonën e konfliktit

schedule12:49 - 15 Mars, 2023

schedule 12:49 - 15 Mars, 2023

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov deklaroi se incidenti në Detin e Zi, ku u rrëzua një dron amerikan, tregon se presidenti rus, Vladimir Putin kërkon të zgjerojë zonën e konfliktit, përtej Ukrainës.

“Incidenti me dronin amerikan MQ-9 Reaper, i provokuar nga Rusia në Detin e Zi, është sinjali i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit me përfshirjen e palëve të tjera”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, Rusia kishte një taktikë për të bërë gjithçka për të mos pësuar një disfatë në Ukrainë, pas më shumë se 1 viti luftë.

Ndërkaq, sipas Kremlinit, marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në nivelin më të ulët. Ditën e djeshme, Uashingtoni akuzoi Moskën për rrëzimin e një prej dronëve të saj mbi Detin e Zi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk kishte kontaktuar me ndonjë zyrtar të nivelit të lartë të SHBA-së në lidhje me incidentin por tha se Rusia nuk do të refuzonte kurrë të angazhohej në dialog konstruktiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!