Zyrtari serb, Sellakoviç: Korrigjimi i kufirit s’është mbi tryezë

schedule17:12 - 12 Qershor, 2019

schedule 17:12 - 12 Qershor, 2019

“Mali i zi është shtet tipik serb”

Sekretari i përgjithshëm ipresidencës së Serbisë, Nikola Selakoviç, ka fajësuar perëndimin dhe ish politikanët serbë për pavarësinë e Malit të Zi. Ky i fundit sipas tij është një shtet tipik serb.

Nikola Sellakoviç, Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Serbisë ka deklaruar se Perëndimi dhe ish-polikanët serbë janë fajtorë që u pavarësua Mali i Zi të cilit ai iu referua si një shtet tipik serb. Ndërkohë, sa i përket Kosovës, në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, bashkëpunëtori i ngushtë i Presidentit Vuçiç, ka lënë të kuptohet se ideja për korrigjim të kufirit më nuk është aktuale, por Beogradi do të vazhdojë pengimin e njohjeve dhe të aderimit në organizatat ndërkombëtare.

Zyrtari i lartë i kabinetit të Presidentit Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia do t’ju ekspozohet presioneve të shumta e të ndryshme, por mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe për mbrojtjen e interesave serbe. Mirëpo, ai nuk ka përmendur ndonjë propozim konkret, përveç se pranoi se ideja për korrigjim të vijës kufitare – më nuk është aktuale.

“Mendoj se më nuk është fare mbi tavolinë. Mendoj se për këtë nuk duan të flasin as shqiptarët, nuk dëshiron të bisedojë as Perëndimi që i ka sponsorizuar. Zgjidhja jonë është që të luftojmë, që të negociojmë sa më shumë që të mundemi dhe që ta ruajmë paqen,’- tha Sellakoviq duke rikujtuar se falë angazhimeve të pushtetit aktual serb për herë të parë tërhiqen njohjet e pavarësisë dhe po pengohet hyrja e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në një debat të zhvilluar në televizionin shtetëror të Serbisë, Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit Aleksandar Vuçiç ka kritikuar politikën serbe të këtij fillim shekulli edhe për shpërbërjen e federatës së mbetur nga ish-Jugosllavia mes Serbisë e Malit të Zi:

“Në vitin 2002, më 14 mars, në praninë e Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, presidenti i atëhershëm i Republikës Federale të Jugosllavisë, Vojislav Koshtunica, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq firmosën Marrëveshjen e Beogradit, shfuqizuan Kushtetutën e shtetit. Suprimuan Republikën Federale të Jugosllavisë. Njëmbëdhjetë muaj pas kësaj u miratua Karta Kushtetuese e cila i mundësoi pavarësinë Malit të Zi,’ – tha Sellakoviq duke e cilësuar atë si një ‘shtet klasik serb ku edhe sot e kësaj dite jetojnë 30 për qind serbë’. Tv Klan Macedonia transmeton edhe argumentin tjetër të tij, po për këtë:

‘Kjo domethënë se që nga ekzistimi i vet si shtet, Mali i Zi është mburrur me identitetin serb,’- tha zyrtari i lartë i Presidencës serbe duke lënë të kuptohet se flet edhe si ‘historian juridik’./ABC News Albania 24/7