Zyrtari më i lartë kinez pranon se vaksinat kanë një efektshmëri të ulët

schedule08:37 - 12 Prill, 2021

schedule 08:37 - 12 Prill, 2021

Kreu i Qendrave Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundje ka thënë se efektiviteti i vaksinave Covid të vendit është i ulët. Në një konferencë për shtyp Gao Fu tha se Kina po sugjeronte përzierjen e vaksinave për rritjen e efikasitetit deri më 50%, shkruan BBC.

Gao shpjegoi se hapat për të optimizuar procesin e vaksinës mund të përfshijnë ndryshime të numrit të dozave dhe marrjen e dozëss së dytë në kohë më të shkurtër. Ai gjithashtu sugjeroi kombinimin e vaksinave të ndryshme për procesin e imunizimit.

 

Pas këtyre deklaratave, më vonë Gao u shpreh se gjithçka kishte thënë ishte keqinterpretuar, informon abcnews.al.

Ai tha për median shtetërore Global Times se “nivelet e mbrojtjes së të gjitha vaksinave në botë janë nganjëherë të larta, dhe nganjëherë të ulëta”.

Më shumë se 100 milion njerëz në Kinë kanë marrë të paktën një herë vaksinë.

Pekini këmbëngul që vaksinat janë efektive dhe ka thënë se do t’u japë viza vetëm të huajve që vaksinohen me vaksinën kineze./e.b-abcnews.al