Gjykata e Posçame, ka hequr të premte masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Ndërkohë në fuqi është lënë masa e “detyrimit për t’u paraqitur” pranë autoriteteve.
Myzyri u vendos nënë hetim nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”.
Sipas SPAK, gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar në vitin 2020, për mirëmbajtjen e një segmenti rrugo rUra e Fanit)-Shpal,, me një vlerë mbi 219 milionë lekë, dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup operatorësh ekonomikë. Në gjetjet e SPAK, tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat Myzyrin dyshohet se I ka shpërfillur.
Jonaid Myzyrajt, u morën të pandehur bashkë edhe 10 të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim, ndërsa tre të tjerët si të dyshuar për falsifikim dokumentesh./abcnews.al


