Zyrtari izraelit: “Nuk ka krizë humanitare në Gaza”

schedule12:54 - 9 Nëntor, 2023

schedule 12:54 - 9 Nëntor, 2023

Një zyrtar izraelit tha se nuk ka krizë humanitare në Rripin e Gazës. Megjithatë, duke pranuar se ka “shumë vështirësi” me të cilat po përballen civilët në enklavën palestineze e cila është nën luftë totale midis Izraelit dhe Hamasit, ai theksoi se vendi i tij “lehtëson promovimin e ndihmës humanitare”.

“Ne e dimë se situata e civilëve në Rripin e Gazës nuk është e lehtë,” tha koloneli Moshe Tetro, përgjegjës për Gazën.

Izraeli bombardoi sërish qytetin e Gazës ditën e djeshme, ku luftimet tokësore po zhvillohen midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hamasit, duke bërë që mijëra civilë të ikin në jug të enklavës së rrethuar palestineze.

Pas më shumë se një muaji bombardimesh, qindra mijëra civilë, sipas OKB-së, mbeten të bllokuar në Rripin verior të Gazës, pjesa e enklavës palestineze ku ushtria izraelite po fokuson ofensivën e saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!