Zyrtari i SHBA takon Kurtin: Duhen hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës

schedule16:37 - 23 Shtator, 2021

schedule 16:37 - 23 Shtator, 2021

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Giacobbe ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështjen e targave dhe për çështjet tjera.

“Hapat e menjëhershëm janë të nevojshëm për të shtensionim të situatës.

Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë ai.