Zyrtari i Oksfordit hedh poshtë zërat: Vaksina e AstraZeneca është e sigurt

schedule15:52 - 15 Mars, 2021

schedule 15:52 - 15 Mars, 2021

Vaksina kundër Covid-19, e zhvilluar nga kompania farmaceutike suedeze-britanike AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit, është e sigurt sipas një deklaratë të  drejtorit të Oxfordit, pas shqetësimeve që çuan në pezullimin e përdorimit të saj në vende të ndryshme.

Ekzistojnë “prova  se vaksina nuk ka shkaktuar mpiksje gjaku në Britani, dhe as në Europë ku shumica e dozave janë shpërndarë deri më tani “, tha Andrew Pollard.

Ai theksoi nevojën për të vazhduar vaksinimin kundër koronavirusit të ri, një sëmundje që paraqet “rreziqe të mëdha” për shëndetin dhe “nëse vaksinimet nuk kryhen do të ketë mijëra  viktima, tha ndër të tjerash ai.

Sot Ministria gjermane e Shëndetësisë, ndërkohë njoftoi se ka pezulluar procesin e vaksinimit me AstraZeneca. Raportet e rreziqeve të mundshme të sigurisë po merren seriozisht dhe të dhënat po shqyrtohen me kujdes, tha për Reuters një zëdhënës i ministrisë gjermane.

Veprimet e mëtejshme do të diskutohen këtë javë me rregullatorët europianë dhe kombëtarë të vaksinave, shtoi ai.

Holanda gjithashtu ka pezulluar procesin e vaksinimit të AstraZeneca. Qendra Lareb tha në një deklaratë se efektet anësore të vëzhguara në Holandë nga vaksina përfshinin raste të trombozës dhe embolisë, por jo numërim të ulët të trombociteve, siç raportohet në Danimarkë dhe Norvegji.

Tre punonjës shëndetësorë në Norvegji të cilët ishin vaksinuar me AstraZeneca kishin pësuar mpiksje gjaku,  tha të shtunën Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.

Norvegjia, ashtu si Islanda Danimarka, Bullgaria dhe Irlanda njoftuan se do të pezullonin përdorimin e vaksinës. Dje AstraZeneca Plc njoftoi se kishte testuar njerëz që ishin vaksinuar me vaksinën e saj Covid-19, e cila nuk tregoi prova të një rreziku në rritje të mpiksjes së gjakut.

Testi përfshiu 17 milion njerëz të vaksinuar në Bashkimin Euopian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha  se nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar me AstraZeneca./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!