Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për punët e Jashtme Josep Borrell ka shpërndarë deklaratën e Komisionit Europian i cili shprehet se qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës.
Borrell shprehet se BE nuk është e plotë pa këtë pjesë të Ballkanit ndërsa shton se një politikë e besueshme është një investim për paqe dhe siguri në të gjithë Europën.
“BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqe dhe siguri për të gjithë Evropën, madje edhe më shumë në kohë të rritjes së sfidave globale”, shkruan Borell./mv. abcnews.al
The EU is not complete without the #WesternBalkans. A credible enlargement policy is an investment in peace and security for the whole of Europe, even more so in times of increasing global challenges. #EUenlargement https://t.co/p4jPYM4kST
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 6, 2020

