Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtari i IKMT, në kërkim/ Policia: Klesti Çela dhunoi kolegun në mjediset e Institucionit

schedule14:55 - 4 Mars, 2026

schedule 14:55 - 4 Mars, 2026

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim drejtorin e Mjedisit në IKMT, Klesti Çelën pas konfliktit të ndodhur në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Gjatë të martës Klesti Çela sëbashku me tre persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kanë goditur Fatmir Metën, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal të ndodhur mes Fatmir Metës dhe Çeles disa ditë më parë. Drejtori i mjedisit Çela ka pretenduar se Meta i ka ndërhyrë në punë në lidhje një grup inspektimi për çështje dherash.



Pas konfliktit verbal, te marten Çela sebashku me 3 persona të tjerë dyshohet se e kanë dhunuar fizikisht Fatmir Metën. Ky i fundit pas ngjarjes i kallëzoi ne komisariatin nr 2 ne kryeqytet.

Menjëherë pas ngjarjes, dy drejtorët u pezulluan nga detyra deri në përfundimin e hetimit. Uniformat blu të Tiranës po punojnë për të zbardhur rastin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!