Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë senuk do të lirojë pengjet izraelite vetëm që lufta të rifillojë menjëherë më pas.
“Vizioni ynë është shumë i qartë – ne duam të ndalojmë agresionin izraelit në Gaza,” tha Ghazi Hamad për Al Jazeera.
Hamad është pjesë e byrosë politike të Hamasit dhe nuk është i vendosur në Gaza.
“Izzraeli do të marrë kartën e pengjeve dhe pas kësaj do të fillojë sërish vrasjet masive dhe masakrave kundër popullit tonë. Ne nuk do ta luajmë këtë lojë”, tha ai.
Hamad deklaroi se Hamasi preferoi të negocionte mbi një “kompromis të madh” në lidhje me të burgosurit palestinezë dhe pengjet izraelitë./abcnews.al