Zyrtari francez: AstraZeneca po aq efikase sa Pfizer

schedule12:29 - 17 Mars, 2021

schedule 12:29 - 17 Mars, 2021

Një zyrtar i lartë i spitaleve franceze tha të mërkurën se sipas studimeve vaksina AstraZeneca – e pezulluar aktualisht në Francë është po aq efikase sa Pfizer.

Remi Salomon tha se për të ndaluar rritjen e fundit të rasteve me covid-19 në Paris kontakti me njerëz të tjerë duhet të minimizohet, pasi sipas tij një bllokim gjatë fundjavës  nuk do të jetë i mjaftueshëm.

“Gjatë javës, virusi vazhdon të qarkullojë, njerëzit vazhdojnë të shkojnë në punë edhe të takohen me  njëri-tjetrin ,” tha Salomon.

“Ne duhet të marrim masa edhe gjatë javës,” shtoi ai.

Kryeministri francez Jean Castex tha të martën Franca po përjeton një “valë të tretë” të pandemisë së koronavirusit. Vendi regjistroi 29,975 raste të reja, sipas shifrave nga ministria franceze e shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!