Ukraina ka përdorur raketat Storm Shadow të ofruara nga Mbretëria e Bashkuar kundër forcave ruse, tha të enjten një zyrtar britanik i mbrojtjes.
“Gjithçka që mund të konfirmoj është se është përdorur me sukses, ky është informacioni që kam marrë nga ukrainasit dhe jam i kënaqur që po i ndihmon ata të mbrojnë vendin e tyre”, deklaroi Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace për CNN.
Raketat Storm Shadow, arma me rreze të gjatë veprimi në arsenalin e Ukrainës, iu dhanë Kievit së fundmi përpara një kundërofensive të parashikuar kundër ushtrisë ruse. Raketa e lundrimit me rreze të gjatë ka aftësi stealth dhe një rreze zjarri prej më shumë se 250 km, ose 155 milje.
I pyetur në lidhje me një kundërsulm të mundshëm dhe përpjekje ukrainase për të rimarrë Krimenë nga Rusia, Wallace tha se sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka “çdo të drejtë ta bëjë këtë në përputhje me vetëmbrojtjen”./abcnews.al


