Suksesi i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës mund të rrisë mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin t’i drejtohet armëve bërthamore, thotë një senator amerikan.
Në një intervistë për Fox News kryetari i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të senatit, Bob Menendez tha se ka frikë se udhëheqësi rus mund të përdorë armët bërthamore.
“Një nga shqetësimet e mia është se për ironi, sa më shumë sukses të kenë ukrainasit, aq më i madh është rreziku që Putini të bëjë diçka sepse ai po humbet dhe duhet të ruajë imazhin e tij prej fituesi në vend. Në këtë mënyrë potenciali i një arme bërthamore kimike, biologjike ose taktike mund të rritet si rezultat i kësaj“, tha senatori amerikan./abcnews.al/