Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtari amerikan: Shefi i Wagner-it po qëndron në një hotel pa dritare në Minsk

schedule16:44 - 27 Qershor, 2023

schedule 16:44 - 27 Qershor, 2023

Një zyrtar amerikan ka theksuar se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin po qëndron në një hotel pa dritare në Bjellorusi në përpjekje për ta mbrojtur nga tentativat për vrasje. Prigozhin pranoi të shkonte në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur kundër Putinit.

“Unë imagjinoj – edhe nëse është thjesht një thashethem – që Prigozhin po qëndron në një nga hotelet e pakta në Minsk që nuk ka dritare, ndoshta për ta mbrojtur atë nga tentativat për vrasje.”, ka thënë kryetari i Inteligjencës së Senatit të SHBA, Mark ëarner në një intervistë për NBC News.

Kushtet e marrëveshjes përfshinin zhvendosjen e Prigozhin në Bjellorusi. Ndaj tij dhe luftëtarëve të tij mercenarë do të hiqenin akuzat penale dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) që të hiqte dorë nga hetimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!