Shtetet e Bashkuara janë pas sulmeve të kryera në Venezuelë, ka deklaruar një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me objektivat apo shkallën e operacioneve.
Deri në këto momente, as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj raportimeve.
Ngjarja vjen në një moment tensioni të shtuar mes SHBA-së dhe Venezuelës, pas shpërthimeve dhe aktivitetit ajror të raportuar më herët në Karakas. / abcnews.al /


