Ambasadori amerikan dhe koordinatori kundër terrorizmit, Nathan A. Sales do të zhvillojë një tur në Ballkan nga 14 deri më 20 tetor. Në kuadër të këtij turi, ai do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Kjo është njoftuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit. Në njoftimin e DASH thuhet se ai do të zhvillojë diskutime bilaterale me homologët e tij në fushën e bashkëpunimit kundër terrorizmit, ndjekjen e terroristëve dhe sigurinë kufitare./abcnews.al
Zyrtari amerikan kundër terrorizmit do të vizitojë Shqipërinë
schedule18:38 - 14 Tetor, 2018
schedule 18:38 - 14 Tetor, 2018