Zyrtari amerikan: Këshilltarët keqinformojnë Putinin për humbjet ushtarake, e kanë frikë

schedule18:06 - 30 Mars, 2022

schedule 18:06 - 30 Mars, 2022

Autoritetet amerikane vazhdojnë të shprehin shqetësimin për lëvizjet e Moskës pasi nuk besojnë se Kremlini po ndërmerr hapa për t’u tërhequr, por për t’u riorganizuar.

“Presidenti rus është mashtruar nga këshilltarët e tij në lidhje me kthesën e keqe për Moskën nga lufta në Ukrainë dhe sa të dëmshme janë sanksionet perëndimore për ekonominë ruse”, ka thënë një zyrtar amerikan, duke cituar informacione të zbuluara.

“Ne besojmë se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij për performancën e dobët të ushtrisë ruse dhe se ekonomia ruse po gjymtohet nga sanksionet sepse këshilltarët e tij kryesorë kanë shumë frikë t’i thonë të vërtetën ,” tha ai.

“Kemi informacione se Putini u ndje i mashtruar nga ushtria ruse, gjë që e bëri atë të mos i besonte udhëheqjes ushtarake,” tha ai.

“Putini as nuk e dinte se ushtria e tij po përdorte dhe po vriteshin shumë në Ukrainë, duke treguar një kolaps të qartë në rrjedhën e informacionit të saktë për presidentin rus ,” tha zyrtari.

Zyrtari nuk dha raportin e informacionit sekret, por tha se është i deklasifikuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!