Zyrtari amerikan: Disa nga trupat e Rusisë në Donbas nuk po u binden urdhrave

schedule20:08 - 9 Maj, 2022

schedule 20:08 - 9 Maj, 2022

Disa trupa të Rusisë nuk po u binden urdhërave. Kjo sipas një zyrtari të lartë amerikan, raporton The Guardian.

SHBA beson se trupat ruse dhe “gradës së mesme në nivele të ndryshme, madje deri në nivelin e batalionit” po refuzojnë t’u binden urdhrave për të vijuar ofensivën e re të Donbasit në Ukrainë, tha zyrtari.

Këta ushtarë “ose kanë refuzuar t’u binden urdhrave ose nuk po u binden atyre me të njëjtën mënyrë që do të prisnit që një oficer t’i bindet”, tha zyrtari amerikan.

Ai shtoi po ashtu se forcat ruse kanë pasur probleme me disiplinën që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!