Zyrtarët perëndimorë: Flota ruse në Detin e Zi është dëmtuar rëndë

schedule15:21 - 19 Gusht, 2022

schedule 15:21 - 19 Gusht, 2022

Zyrtarët perëndimorë janë të bindur se flota ruse në Detin e Zi ka pësuar dëmtime të mëdha dhe kjo do të ndikojë në goditjet e radhës.

Ata vlerësojnë se shpërthimet në bazën ajrore ruse Saki më 9 gusht dhe sulme të tjera kanë nxjerrë jashtë veprimit më shumë se gjysmën e aviacionit detar të flotës së saj të Detit të Zi.

Kjo, e kombinuar me humbjen e anijes, Moskva, që u fundos nga raketat ukrainase, dhe braktisjen e nxituar nga Rusia të ishullit të gjarpërinjve, e ka reduktuar flotën dikur krenare të Detit të Zi. Kjo flotë është e detyruar tani të ndërmarrë një veprim të kujdesshëm dhe qëndrim mbrojtës.

Zyrtarët dyshuan në aftësinë e Rusisë për të kërcënuar  me një sulm tjetër në portin ukrainas të Odesa së shpejti.

Fakti që shpërthimet në Krime, në një vend që më parë konsiderohej të ishte përtej çdo sulmi ukrainas, u ndoqën nga mijëra turistë rusë, shumë prej të cilëve që atëherë janë larguar nga Krimeja në Rusi, ka pasur një efekt psikologjik në Moskë, thonë zyrtarët.

Ende ka njëfarë konfuzioni nëse komandanti i flotës ruse të Detit të Zi është zëvendësuar apo jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!