Një delegacion zyrtarësh nga Ministria e Drejtësisë, janë nisur sot për në Hagë.
Të njëjtit pritet ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara, ku po qëndrojnë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nisja e tyre bëhet e ditur nga Genc Nimoni, pjesë e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka ndarë fotografi në llogarinë e tij në Instagram.
Fotografi të ngjashme ka ndarë edhe Pranvera Ejupi–Hajzeraj nga po ky dikaster.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për një vizitë të Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht të personave të cilët janë në paraburgim.
Ministrja Haxhiu njoftoi se kjo vizitë pritet të ndodh në fund të këtij muaji./Express