Zyrtarët e Mariupol: 2200 civilë janë vrarë nga sulmet ruse

schedule17:02 - 13 Mars, 2022

schedule 17:02 - 13 Mars, 2022

Zyrtarët e Mariupolit kanë bërë me dije se rreth 2200 civilë janë vrarë nga sulmet ruse që prej fillimit të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Sipas tyre 600 civilë janë vrarë gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që më herët ishte raportuar për 1`600 viktima nga sulmet ruse në qytet.

“Deri më sot, 2,187 banorë të Mariupolit kanë vdekur nga sulmet e Rusisë. Situata në Mariupol vazhdon të jetë shumë e vështirë. Qyteti nuk ka energji elektrike, ujë, ngrohje, pothuajse nuk ka komunikim celular, po mbaron ushqimi dhe uji,” thanë zyrtarët e Mariupolit.

Këshilli akuzoi forcat ruse dhe milicinë separatiste që i mbështesin ata duke thënë se qëlluan qëllimisht në lagjet e banuara. /Abcnews.al/