“Zyrtarët do bindin Putinin të mbyllë kufirin”, mbi 260 mijë burra janë larguar nga Rusia pas shpalljes së mobilizimit

schedule15:02 - 26 Shtator, 2022

schedule 15:02 - 26 Shtator, 2022

Shërbimi sekret rus (FSB) tha se 261,000 burra ishin larguar nga vendi pasi Vladimir Putin shpalli “rekrutim të pjesshëm” javën e kaluar. Ky informacion dyshohet se është dhënë nga një burim në ekipin administrativ të Putinit për gazetën Novaya Gazeta, e cila raportoi se “informacionet e fundit nga FSB, flasin për një numër prej 261,000 burrash që u larguan nga Rusia nga e mërkura deri të shtunën mbrëma”. .

Në administratën e Presidentit Putin, diskutimet rreth mbylljes së kufijve të Rusisë për burrat e kualifikuar për draftin filluan të mërkurën, kur forcat e sigurisë filluan të merrnin të dhëna për numrin e burrave që kishin filluar të largoheshin nga Rusia.

“Klima në administratën presidenciale është e tillë që forcat e sigurisë dhe ministria e mbrojtjes do të jenë në gjendje të bindin Putinin të mbyllë kufirin para se të jetë tepër vonë”, tha një zyrtar i administratës presidenciale.

Më herët, mediat ruse, duke cituar burime, raportuan se autoritetet ruse do të mbyllin kufirin për burrat e moshës ushtarake pas përfundimit të referendumeve për aneksimin e territoreve të okupuara përkohësisht të Ukrainës.

Të dielën u bë e ditur gjithashtu se disa shtetas të Federatës Ruse, të cilët i nënshtrohen kritereve të “rekrutimit të pjesshëm” dhe po tentojnë të largohen nga Rusia, kanë nisur të dërgojnë mesazhe nga kufiri, sipas të cilave u ndalohet të largohen me vendim të komisionerit ushtarak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!