Sulmuesi francez, Allan Saint-Maximin, ka rinovuar kontratën e tij me Newcastle, duke nënshkruar deri në verën e vitit 2026. Një rinovim me 6 vite të tjera për 23-vjeçarin, i cili i premton besnikëri klubit të “Qymyrxhinjve”
Klubi anglez, në një komunikatë zyrtare, njoftoi: “Newcastle United njofton se Allan Saint-Maximin ka nënshkruar një kontratë të re, që do ta mbajë atë në “St. James Park” deri në 2026.
23-vjeçari është shfaqur si një nga lojtarët më të mirë në Premier League”, shkroi mes të tjerash klubi anglez. Maximin shënoi dhe në sfidën e fundit të Newcastle kundër Southampton, në atë fitore 3-1./abcnews.al
2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣#NUFC are thrilled to announce that Allan Saint Maximin has signed a new six-year contract!
Delighted to have you signed up, @asaintmaximin! ⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) October 14, 2020