Erjon Vucaj tashmë është një lojtar i ri, teksa ka ndërprerë kontratën me skuadrën e Dritës me të cilën u aktivizua pjesën e parë ët sezonit.
Drita ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e falenderon lojtarin shqiptar për kontributin e dhënë me fanellën e Dritës.
Mesfushori shqiptar u bë pjesë e Dritës në vitin 2018-të, ku ka arritur të paraqitet në 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje në Superkupën e Kosovës dhe 7 ndeshje në arenën ndërkombëtare.
“FALEMINDERIT ERJON VUCAJ
Klubi jonë, FC DRITA njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin, Erjon Vucaj. Vucaj, i cili u bashkua me klubin tonë në vitin 2018-të ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me DRITËN. Futbollisti, Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, ku ishte pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe duke fituar titullin kampion 2019/20. Klubi jonë, FC DRITA e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë”, thuhet në postimin e Dritës.
Për mesfushorin shkodran ka disa oferta në drejtim të tij, kryesisht nga kubet e kategorisë superiore, dhe sipas asaj që raportohet në media Vllaznia dhe partizani janë të interesuara për shërbimet e lojtarit. Siç duket rikthimi i tij në kampionatin shqiptarë është i pashmangshëm dhe shkodranët dhe demat që po luftojnë për të transferuar lojtarin. /f.a/abcnews.al