Torino ka një organikë shumë të mirë dhe në fillim të sezonit askush nuk e priste që kjo skuadër do ishte në të tilla në nivele të fillim të sezonit.
Tashmë skuadra e Ujkanit e Vojvodës është në vendet e fundit të renditjes dhe lufton për mbijetesë. Kjo situatë i ngarkohet direkt trajnerit dhe sot klubi ka marrë masa.
? | Il Torino Football Club comunica di aver esonerato Marco Giampaolo dall’incarico di allenatore della Prima Squadra. La Società ringrazia Giampaolo e il suo staff per la professionalità e per l’impegno dimostrati in questi mesi in granata pic.twitter.com/1GynlHVoHX
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) January 18, 2021
Njoftohet se trajneri Marco Giampaolo është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta. Ish-trajneri i Milanit erdhi në verë në krye të skuadrës dhe nisi një projekt nga fillimi, por në fund dështoi sërish.
Torino renditet në vendin e 18 në renditje pas po aq javësh me 13 pikë të grumbulluara. Sipas medieve në krye të skuadrës do të vendoset ish-trajneri i Genoas, Davide Nicola. /abcnews.al