Antonio Marku, mbrojtësi shkodran që u largua në verë nga Vllaznia, e ka mbyllur bashkëpunimin me Drenicën në Kosovë. Gjasat janë që të vijojë të luajë në kampionatin dardan me Flamurtarin e Prishtinës. Marku e ka njoftuar largimin nga Drenica përmes rrjeteve sociale.
Mbrojtësi shkruan: “Pas disa ndryshimeve në klubin FC Drenica, me mirëkuptim ndërpresim bashkëpunimin para përfundimit të kontratës. Faleminderit prej zemrës stafit, shokëve të ekipit dhe tifozëve për besimin, mikpritjen e respektin që kanë treguar ndaj meje në fushë e jashtë fushe. Suksese Drenice”.
Marku në të shkuarën në Shqipëri ka qenë pjesë e skuadrës së Dinamos, për të kaluar për një periudhë të shkurtër edhe te Laçi në Superiore. Për pak kohë ai provoi të luante edhe me Kukësin, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Shkodër, me Vllazninë, ku luajti për gjashtë sezone radhazi. /abcnews.al