Venezia ka arritur të transferojë mbrojtësin e skuadrës austriake, Rapid Vienna.
Bëhet fjalë për Maximilian Ullmann i cili tashmë është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Venezias që zgjedh të luaj në Seria A.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klub i italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Venezia njofton se ka blerë nga Rapid Vienna mbrojtësin e majtë austriak Maximilian Ullmann. 25-vjeçari ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në përfundim të sezonit 2023/2024”.
Maximilian Ullmann arriva dal Rapid Vienna.https://t.co/7tlgerSA4S#ArancioNeroVerde ?⚫️? pic.twitter.com/SNkur2Q4P3
— Venezia FC (@VeneziaFC_IT) January 18, 2022
/f.a/abcnews.al