Vendim i prerë i Gazidis, Zvonimir Boban largohet nga Milani

schedule18:09 - 7 Mars, 2020

schedule 18:09 - 7 Mars, 2020

Dihej prej pak ditësh, por tashmë është zyrtare: Zvonimir Boban është larguar nga Milani. Me anë një njoftimi zyrtar, klubi kuqezi ka konfirmuar largimin e Boban nga roli i tij drejtues. Siç raportonin mediet italiane, ky ka qenë vendim i prerë i Gazidis, i cili do të sjellë sezonin e ardhshëm Ralf Ragnick.

Njoftimi i Milanit:

AC Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij me efekt të menjëhershëm. Klubi falënderon Zvonimin për shërbimin e tij për klubin gjatë nëntë muajve të fundit, dhe i uron të gjitha më të mirat për karrierën e tij të ardhshme profesionale.

Klubi do të vazhdojë të mbështesë Stefano Piolin dhe ekipin e tij të parë në të gjitha kompeticionet dhe është optimist duke parë ndeshjet e mbetura të sezonit 2020. Ambicia e klubit mbetet të rikthehet në nivelin më të lartë të Futbollit Evropian, ndërsa investon me përgjegjësi në ekip në përputhje me “Fair-Play” financiar të UEFA-s.

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, tha: “Ne e falënderojmë Bobanin për përpjekjet e tij gjatë nëntë muajve të fundit dhe i urojmë mirë në përpjekjet e tij në të ardhmen. Tani duhet të kalojmë vëmendjen tonë te futbolli dhe ndeshjet e rëndësishme që do të vijnë. Stefano Pioli dhe stafi po bën një punë të jashtëzakonshme, duke rritur performancat e ekipit çdo javë dhe do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, përfundoi Gazidis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!