Zyrtare/ Vazhdojnë zbrasjet te Skënderbeu, dy lojtarë ndajnë rrugët me korçarët

schedule16:25 - 27 Maj, 2022

schedule 16:25 - 27 Maj, 2022

Shumë lojtarë tashmë po largohen nga skuadra e Skënderbeut, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.

Pas Bekim Rexhepit dhe Leard Sadriut, i larguari i rradhës është mbrojtësi Leonat Vitija.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nga Prishtina nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon Skënderbeun për mundësinë e dhënë.

“Faleminderit Skënderbeu. Faleminderit Korça për këto 3 vite të mrekullueshme! Ishte kënaqësi dhe privilegj që isha pjesë e këtij ekipi.”, shkroi Vitija.

Më parë 21-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Prishtinës dhe KEK-ut në Kosovë. Kujtojmë se edhe Dajan Shehi përfundoi kontratën dhe del lojtar i lirë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!