Ersil Ymeri do ta vijojë karrierën në Kosovë. Mesfushori nga Malësia e Madhe ka nënshkruar me ekipin e Llapit. Ai i është bashkuar skuadrës nga Podujeva në stërvitje, ndërkohë që kontrata e tij është 6 mujore me opsion për ta zgjatur edhe për një vit.
“Zyrtare: Ersil Ymeri i bashkohet Llapit. Nënshkruan kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit Mesfushori i qendrës, Ersil Ymeri, edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit.
Gjatë ditës së sotme, 25-vjeçari nga Shkodra iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në Durrës për fazën përgatitore. Ersil Ymeri, 25 vjeç, i lindur më lindur më 06.07.1994 në Shkodër.
Mesfushor qendror dhe mesfushor defanziv që vjen nga KF Laçi. Ka bërë karrierë edhe për nga një edicion tek FK Veleçiku, FC Kamza dhe KS Kastrioti. Mirë se vjen Ersil Ymeri”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Llapit. /abcnews.al