Zyrtare/ U largua nga Egnatia, mbrojtësi prezantohet te Vushtria në Kosovë

schedule15:33 - 8 Janar, 2022

schedule 15:33 - 8 Janar, 2022

Mbrojtësi Mario Teqja vetëm pak ditë pasi u largua nga skuadra e Egnatias, është prezantuar  si lojtari më i ri i skuadrës së Vushtrisë, i cili ka firmosur kontratë 1-vjeccare me skuadrën nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Vushtrisë, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar ish-mbrojtësit të Egnatias mirëseardhjen.

“Mario Teqja nënshkruan me Vushtrrinë. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar nga Tirana, pjesë e klubeve Shqiptare si KF Erzeni dhe së fundi KF Egnatia ekip me të cilin u inkuadruar në Superligen Shqiptare në sezonin 2020/2021 ka vendosur që të bashkohet me ne! Ne i dëshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret rikthimin në superligen e Kosovës! “ thuhet në postimin e skuadrës kosovare.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!