Tottenham nuk ka vonuar shumë për të zgjedhur trajnerin e ri. Klubi londinez shkarkoi pas 5 sezoneve Mauricio Pochettinon për shkak të rezultateve të dobëta në këtë sezon. Spurs kanë vepruar shpejt dhe në pankinë do të ulet një emër i madh.
Ai është Jose Mourinho, i cili rikthehet pas pothuajse një viti (u shkarkua në dhjetorin e kaluar nga Manchester United). “Jam i entuziazmuar që bashkohem me një klub me trashëgimi kaq të madhe dhe tifozë pasionantë. Cilësia në skuadrës dhe akademi më emocionojnë. Më ka tërhequr gjithmonë ideja për të punuar me këta djem“, janë fjalët e para të trajnerit portugez.
Tottenham është klubi i tetë në karrierë për “Special One”, kontrata e të cilit do të zgjasë deri në verën e vitit 2023. Spurs renditen në vend të 14-të me po kaq pikë në Premier League dhe Mourinho do të debutojë në stolin e ekipit të ri në ndeshjen jashtë fushe kundër West Ham. /abcnews.al
Club statement
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 20, 2019