Tashmë është zyrtare, Tottenham bëhet me trajner të ri. Që pas largimit të Antonio Conte, drejtuesit e klubit e kanë pasur të vështirë të gjejnë një teknik të ri, por tashmë ata kanë konfirmuar Ange Postecoglou në krye të detyrës.
Ai do të jetë në krye të stolit deri në qershor të vitit 2027. Në lidhje me këtë nënshkrim, ka reaguar edhe presidenti i klubit anglez, Daniel Levy.
“Ange sjell një mentalitet pozitiv dhe një lojë sulmuese të shpejtë. Ai e kupton shumë mirë rëndësinë akademisë tonë, një gjë shumë e rëndësishme për klubin tonë”, është shprehur ai./h.ll/abcnews.al
? Official: Ange Postecoglou has been appointed as new Tottenham manager on deal valid until June 2027. #THFC
Daniel Levy: “Ange brings a positive mentality and a fast, attacking style of play. He understands the importance of the link from the academy, crucial for the club”. pic.twitter.com/RkLYWoa8NN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 6, 2023