Ardit Hila tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Tiranës. Ish-mesfushori i Kukësit ka zgjedhur kampionët e Superiores për të vazhduar karrierën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Hila tashmë do të vihet menjëherë nënurdhrat e Orges Shehit për të vazhduar përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions League.
“Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën”, shkruan klubi bardheblu. /f.a/abcnews.al