Zyrtare/ Tirana nuk fal, ndërpret kontratën me sulmuesin që shkeli rregulloren

schedule14:10 - 20 Janar, 2022

schedule 14:10 - 20 Janar, 2022

Tirana ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka ndërprerë kontratën me sulmuesin i cili para pak ditësh shkeli rregulloren e klubit.

Richard Danso pas shkeljes së rregullores u dërgua të stërvitej me Tiranën U-21, ndërsa vetëm sot u njoftua largimi i 21-vjeçarit nga kryeqytetasit.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Richard Danso. Sulmuesi i cili iu bashkua ekipit në Tetor të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e klubit.

/f.a/abcnews.al