Zyrtare: “Tik Tok” fut këmbët në futboll, sponsor global i Euro 2020

schedule22:37 - 11 Shkurt, 2021

schedule 22:37 - 11 Shkurt, 2021

Në verë është rezervuar të luhet kompeticioni më i madh i kontinentit të vjetër Euro 2020. Duhet të ishte luajtur sezonin e shkuar, por pandemia ndaloi gjithçka dhe UEFA u detyrua ta zhvendosë në fund të këtij sezoni.

Teksa bëhet gati për nisjen, Euro 2020 shton një sponsor të ri dhe shumë popullor, sidomos që nga nisja e pandemisë. Aplikacioni i njohur social, “Tik Tok” do të jetë sponsori global i Euro 2020.

Rrjeti social i lindur në Kinë do ketë të drejta ekskluzive të transmetimit të momenteve të caktuara brenda dhe jashtë fushës si dhe do të ketë mundësinë të organizoje sfida (challenge) duke përdorur hashtaget e Euro 2020. Ndërthurje intriguese! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!