Zyrtare/ Talenti 19-vjeçar kalon te Partizani, e njofton shitjen e tij Bylisi

schedule15:00 - 31 Gusht, 2022

schedule 15:00 - 31 Gusht, 2022

Bylisi ka njoftuar shitjen e Marçelino Prekës te klubi i Partizanit. Klubet kanë arritur marrëveshjen së bashku për kalimin e 19-vjeçarit te demat.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ballshiot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në njoftimin e bërë nga Bylisi thuhet se Prekaj ka fimrosur kontratë 2-vjeçare më demat.

“Klubi ynë njofton shitjen e Marçelino Prekës te klubi i Partizanit.

Arrihet marrëveshja për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar, një prej talenteve më premtues të skuadrës sonë dhe futbollit shqiptar, pjesë e Shpresave U-21, Marçelino Preka, në klubin e Partizanit.

Kishte një interesim konkret prej dy muajsh nga ana e drejtorit sportiv të klubit të Partizanit, Z. Elton Marini i deleguar nga presidenti i skuadrës së kuqe, Z. Gazmend Demi, për të hyrë në tratativa me klubin tonë dhe presidentin Besnik Kapllanaj për transferimin e Prekës.

Në parim marrëveshja ishte dakordësuar dhe sot transferimi falë përkujdesjes së klubit tonë dhe vetë presidentit Besnik Kapllanaj në bashkëpunim edhe me zyrtarët e klubit të kuq është zyrtarizuar. Duam të sqarojmë se grupe të ndryshme menaxheriale kanë tentuar të infiltrohen në këtë marrëveshje, por çdo gjë është arritur fal marrëveshjes midis dy klubeve. Deri më sot të gjjthë menaxherët kanë patur vetëm fjal dhe asgjë konkrete lidhur me lojtarin në fjal.

Nga sot, Marçelino Preka është zyrtarisht lojtar i Partizanit.

FK BYLIS i uron suksese Marçelino Prekës, dhe pse jo eksperienca në një nga klubet e njohura dhe me histori në vendin tonë, t’i shërbejë që së shpejti ta shohim në një klub dhe kampionat të njohur jashtë vendit! Në të njejtën kohë i jemi mirënjohës ndërmjetësit Gëzim Hysaj, babai i kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj, për ndihmën e dhënë në kohën që talenti Preka firmosi 2-vite më parë në klubin tonë”, shkruan Bylisi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

/f.a/abcnews.al