Soualiho Meite është zyrtarisht i Milanit. Paradite ai ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratën. Kuqezinjtë në mbrëmje kanë dalë edhe me deklaratë, ndërkohë që më parë mesfushori edhe kishte folur për kalimin e tij të kryesuesit e Serie A.
“AC Milan është i gëzuar t’ju njoftojë nënshkrimin me Soualiho Mite, i cili vjen në huazim nga Torino deri më 30 qershor 2021. Kuqezinjtë do të kenë opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme. I lindur në Paris më 17 mars të vitit 1994, Miete u formua si lojtar te AJ Auxerre, duke bërë debutimin e tij me të rriturit në Ligue 1 në vitin 2011.
Putting pen to paper: @soualihomeite✍️ #ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/VhOSa86UtZ
— AC Milan (@acmilan) January 15, 2021
Me Aj Auxerre ai shënoi dy gola në 24 ndeshje, para se të transferohej te LOSC Lille. Aty luajti 41 ndeshje dhe më pas u bashkua me Zulte Waregem në Belgjikë. 58 ndeshje dhe 2 gola, ndërsa më pas u kthye në Francë dhe firmosi me Monaco. Në sezonin 2017-18 luajtur me ta dhe pastaj kaloi te Bordeaux. Prej verës së vitit 2018 u bashkua me Torinon, duke shënuar tre gola në 94 ndeshje”, shkruhet në njoftimin e Milanit. /abcnews.al