Sokol Cikalleshi është transferuar zyrtarisht në Arabinë Saudite, pasi Konyaspor pranoi ofertën për ta huazuar sulmuesin kavajas.
Cikalleshi është zyrtarizuar nga Al Khaleej Club dhe është gati për klubin e ri, të ngjitur në elitën e futbollit saudit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare vjet shkëlqeu në Superligën e Turqisë, duke shënuar 10 gola dhe e ndihmoi skuadrën e tij të merrte pjesë në kupat e Europës. / abcnews.al