Milani ka sistemuar zyrtarisht mbrojtësin Mattia Caldara, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Atalanta në huazim. Klubi nga Bergamo nuk vendosi ta blinte qendërmbrojtësi që më parë e kishte shitur te Juventusi për 19 milion euro.
27-vjeçari do të bashkohet me Venezian, që sivjet garon në Serie A. Në komunikatën e Milanit thuhet se Caldara transferohet me formulën e huazimit dhe në fund të sezonit Venezia ka mundësinë ta blejë.
Official Statement: Mattia Caldara ➡️ https://t.co/ieHGxC0mKM
Comunicato Ufficiale: Mattia Caldara ➡️ https://t.co/pGKkFiVvmR#SempreMilan pic.twitter.com/dah5PqLWdq
— AC Milan (@acmilan) August 9, 2021
Mbrojtësi do të ketë mundësinë të luajë dhe në rast se nuk shitet te Venezia, me gjasa do të ketë treg për në ndonjë klub tjetër. Rikthimi te Milani duket i vështirë, edhe pse ka kontratë deri më 30 qershor 2023. /abcnews.al