Zyrtare: Singapori po ndërton eko-qytetin me 42,000 shtëpi

schedule21:52 - 1 Shkurt, 2021

schedule 21:52 - 1 Shkurt, 2021

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese.

Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, ky vendbanim pritet të jetë i freskët, me grumbullim automatik të mbeturinave dhe një qendër qyteti pa makina, që pretendohet që të jetë rrugë për zvogëlimin e lëshimit të karbonit.

Sipas CNN, ky qytet në ndërtim po quhet si “qytet malor” nga zyrtarët për shkak të hapësirave të gjelbra dhe kopshteve publike. Korridori i gjerë ekologjik do të jetë në qendër të tij duke ofruar kalim të sigurt.

Drejtori i Bordit për Zhvillim dhe Ndërtim i Singaporit, Chong Fook Loong, ka thënë se në Tengah, rrugët, parkingjet dhe shërbimet komunale do të jenë poshtë qendrës së qytetit./abcnews.al