Zyrtare/ Shkruajti historinë me Shqipërinë, De Biasi largohet nga stoli i Azerbajxhanit

schedule11:20 - 22 Nëntor, 2023

schedule 11:20 - 22 Nëntor, 2023

Gianni De Biasi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Pas tre vitesh, tekniku italian dha dorëheqjen nga drejtimi kombëtares azere pas përfundimit të kontratës.

Tekniku që shkroi historinë me Shqipërinë në vitin 2016, duke i kualifikuar për herë të parë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë me Azerbajxhanin.
Tashmë, De Biasi është një trajner i lirë dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat që pritet të vijnë për të.

Përveç Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera të njohura si Torino, Levante, Udinese, Alaves etj./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!