“Drejtuesit e Juventusit nuk janë budallenj të shkarkojnë një trajner për një ndeshje”, deklaronte Maurizio Sarri para ndeshjes me Lyon, ndërkohë që eliminimi nga Champions League ka sjellë shkarkimin e tij.
Sigurisht do të paguhet, sipas kontratës, por do të duhet të presë një ofertë tjetër për të vijuar sërish punën. Klubi i Juventusit e ka falënderuar Sarrin, përmes komunikatës së bërë në rrjetet sociale.
“Juventus njofton se Maurizo Sarri është liruar nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin që shkroi një faqe të re në historinë e Juventusit, duke fituar titullin kampion që ishte i nënti radhazi dhe përkonte me kulmin e një udhëtimi personal që e ka ngjitur atë në të gjitha kategoritë e futbollit italian”, thuhet në komunikatën e klubit bardhezi. /abcnews.al
Ufficiale | Maurizio Sarri sollevato dall'incarico. https://t.co/rYAzQtGAg9 pic.twitter.com/oOYWGJGM4Y
— JuventusFC (@juventusfc) August 8, 2020

