Sevilla ka bërë zyrtare transferimin e mbrojtësit Daniele Carriço. 31-vjeçari këtë sezon u aktivizua në 11 ndeshje, por klubi spanjoll nuk i ka thënë jo një oferte kineze të mbërritur në zyrat e klubit dhe ka vendosur ta shesë.
Wuhan Zall FC do të jetë skuadra e re e Carriço, i cili largohet nga Sevilla pas gjashtë vitesh e gjysmë. Në të shkuarën portugezi ka qenë pjesë e Sporting Lisbone dhe tani do të provojë një eksperiencë të re në Kinë. /abcnews.al
? Acuerdo con el Wuhan Zall FC chino para el traspaso de @D_Carrico.
¡Gracias por todo, comandante! ??#vamosmiSevilla #WeareSevilla
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) February 20, 2020