Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Sërish portugez në stol, “Ujqit” e Wolves emërojnë trajnerin e ri

schedule11:18 - 9 Qershor, 2021

schedule 11:18 - 9 Qershor, 2021

Wolves u nda me Nuno Espirto Santos disa ditë më parë. Trajneri portugez i dha fund aventurës 4-vjeçare në stolin e “Ujqve”, që kanë zgjedhur trajnerin e ri.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Twitter, klubi i Premier League zyrtarizon emërimin e Bruno Lage si trajneri i ri i skuadrës ishullore.

Sërish portugez në pankinën e Wolves. 45-vjeçari drejtoi Benfikën (e shpalli kampione) në periudhën janar 2019-korrik 2020, teksa tani do të punojë në Premier League.

Joao Felix shpërtheu nën drejtimin e Lage te Benfika, teksa tekniku luzitan do të gjejë një koloni me futbollistë portugezë te skuadra e re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!