Rron Broja është prezantuar te Drita. Mesfushori nga Mitrovica i dha fund pak ditë më parë bashkëpunimin me Partizanin në Superiore.
25-vjeçari rikthehet pas tre vitesh në Kosovë, aty ku luajti për dy sezone me Trepça ’89. Broja ka zgjedhur të vijojë karrierën te Drita., klub me të cilin ka firmosur për dy vite.
“Rron Broja është INTELEKTUAL! Kemi kënaqësi që ti themi mirë se u riktheve në Superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.
Broja përveç Superliga e Kosovës, eksperiencë ka bërë edhe në Belgjikë, në Maqedoninë e Veriut dhe së fundmi në superioren e Shqipërisë!
Broja u prit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirëseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023. Rroni do të bartë fanellën me numrin 4 që është edhe numri i tij i preferuar! Mirë se vjen RRON “, lexohet në komunikatën e klubit dardan. /abcnews.al