Zyrtare: Rossi nuk largohet nga MotoGP, “Doktori” surprizon me ekipin e ri

schedule13:17 - 26 Shtator, 2020

schedule 13:17 - 26 Shtator, 2020

Tashmë është zyrtare. Valentino Rossi do të garojë sërish në MotoGP dhe këtë sezon do ta shikojmë italianin me skuaderin e Yamaha Petronas.

Lajmi kishte disa muaj që qarkullonte, por vetëm ditën e sotme u finalizua marrëveshja mes palëve. Ditën e sotme zhvillohet gara e Katalonjës, ku erdhi dhe zyrtarizimi i “Doktorit” me skuadrën e re.

Kështu 41-vjeçari shmangu daljen në pension dhe për një tjetër vit, duke konfirmuar dhe një herë tjetër dashurinë e tij për këtë sport. Piloti nga Tavullia do të marrë me vete dhe shefin e ekuipazhit, David Munoz, si dhe trajnerin Idalio Gavira. Marrëveshja është mbyllur për një vit, por ekziston klauzola për tu zgjatur dhe për një vit tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!