Alvaro Recoba rikthehet në botën e futbollit. Ish-futbollisti i njohur i Interit, është bërë pjesë e stafit teknik të Nacional Montevideo, skuadrës ku mbylli karrierën.
“El Chino” do të jetë ndihmësi i trajnerit Jorge Giordano tek ekipi uruguaian. Nacional renditet përkohësisht në vend të parë të kampionatit latin të futbollit.
Ish-sulmuesi i talentuar mbylli karrierën si futbollist vite më parë. Ishte 31 marsi i vitit 2016 dhe Recoba luante ndeshjen e lamtumirës në moshën 40-vjeçare.
Tani ka vendosur të jetë sërish pjesë e botës së futbollit. Puna si trajner i tundon dhe përkrah Giordanos do të mësojë sekretet e para të profesionit të ri. /abcnews.al