Zyrtare: Rangnick trajneri i ri i Austrisë, publikohen detajet e kontratës

schedule13:40 - 29 Prill, 2022

schedule 13:40 - 29 Prill, 2022

Ralf Rangnick është zyrtarisht trajneri Austrisë. Ai do ta marrë drejtimin në fund të muajit maj, kur kjo kombëtare të nisë përgatitjet për ndeshjet e Nations League kundër Kroacisë, Danimarkës dhe Francës.

Federata Austriake e Futbollit ka njoftuar se me Rangnick është nënshkruar një kontratë e vlefshme deri në 2024. Në rast kualifikimi në EURO 2024, marrëveshje zgjatet deri në Botërorin e vitit 2026.

“Është një nder për mua të marr rolin trajnerit të Austrisë. Jam veçanërisht i emocionuar për mundësinë që të garoj për Europianin ‘Gjermani 2024’, me një ekip të uritur për sukses.

Rangnick momentalisht është në krye të Manchester United deri në fund të këtij sezoni futbollistik. Ai do të vazhdojë të qëndrojë me “Djajtë e kuq” si konsulent deri në 2024. / abcnews.al