Zyrtare: Quagliarella rinovon me Sampdorian, detajet e kontratës

schedule12:28 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 12:28 - 7 Dhjetor, 2019

Sampdoria duket se vazhdon t’i besojë sulmuesit të saj, Fabio Quagliarellas. Klubi nga Genoa zyrtarizoi rinovimin me italianin deri në qershorin e vitit 2021, kur Quagliarella do të jetë 38 vjeç. Kontrata e vjetër mbaronte në fundin e këtij sezoni, por duket se palët kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës.

Sulmuesi 36-vjeçar u shpall fitues i ‘Kepucës së Artë’ sezonin e kaluar, ku arriti të shënojë 26 gola. Ndërkohë këtë sezon ai është në kuotën e 3 golave në 12 ndeshje në Seria A në të cilat ka asistuar dhe 2 herë për shokët e ekipit.

Fabio nga golat e shënuar si dhe nga paraqitjet e mira në fushë fitoi dhe një ftesë nga trajneri Mancini, duke u rikthyer në kombëtaren italiane pas 4 vitesh mungesë. Ai më parë ka luajtur me ekipe si Torino, Udineze, Ascoli, Sampdoria, Udineze, Napoli, Juventus si dhe për t’u rikthyer tek Sampi në shkurtin e vitit 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!